Македонски   English   Shqip  

 

 
Press konferenca dhe lajmerime

Rezultatet nga qendra e re e thirjeve që u dedikohet të sëmuarve kronik

Në lidhje me zbatimin e projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ”Fondi kujdeset për personat me sëmundje kronike” Ju informojë për rezultatet më të reja prej thirjeve telefonike që u dedikohet personave me sëmundje kronike. Komunikimi mes të punësuarve të Fondit dhe personave që vuajnë nga sëmundja e zemrës, e veshkëve dhe e diabetit, zhvillohet përmes thirjeve telefonike, sms porosive dhe postës elektronike.


Deri më tani, me 10 timet e formuara i kemi kontaktuar 10.000 të siguruar me sëmundje kronike, nga gjithsej 154.531. Me kënaqësi konstatojmë se brenda periudhës një mujore, ky projekt ka pasur efekt pozitiv tek të siguruarit që kanë qënë pjesë e këtij komunikimit. 


Gjatë këtyre thirjeve të siguruarit e kanë shfrytëzuar mundësinë për t’u interesuar edhe për të drejtat tjera sa i përket sigurimit shëndetësor gjegjësisht, për realizimin e të drejtës për paisjet ortopedike, për rehabilitimin mjekësor si mjekim i vazhduar spitalor, dhe informata shtesë rreth barnave që janë në listën pozitive.


Ashtu siç Ju kemi njoftuar edhe më herët, timet e formuara me të punësuarit e Fondit u përkasin njësitë më të mëdhaja rajonale siç janë Shkupit, Tetovës, Shtipit, Manastirit, Strumicës, Velesit, Prilepit dhe Kumanovës. Qëllimi i këtij komunikimi është t’i përkujtojmë të siguruarit me sëmundje kronike të zemrës, veshkëve dhe diabetit, t’i kryejnë kontrollet regullisht dhe t’i informojmë për kompleksitetin e sëmundjeve, gjegjëisht t’a ndalojnë rritjen progresive të sëmundjes.

 
пребарување