Македонски   English   Shqip  

 

 
Press konferenca dhe lajmerime

Vertetime elektronike per dhuruesit e gjakut

Vertetimet elektronike per dhuruesit e gjakut eshte projekt i Qeverise se RM-se qe e zbaton Fondi per sigurim shendetesor per t’Ju ofruar lehtesim te siguruarve qe ne jeten e tyre kane dhuruar gjak me se paku 10 here dhe e kane fituar te drejten e lirimint prej pjesemarrjes se pagesave gjate shfrytezimit te sherbimeve shendetesore.

Per ta lehtesuar proceduren egzistuese te evidentimit gjegjesisht dhenien e vertetime personave qe dhurojne gjak, Fondi inicioi (filloi) themelimin e bashkepunimit me Institutin e mjekesise Transfuzive i cili, permes akteve ligjore eshte insitucioni i vetem kompetent per grumbullimin e te dhenave te dhuruesve te gjakut.

Fondi ka firmosur Memorandum bashkepunimi me Insitutin e mjekesise Transfuzive per shkembimin e te dhenave te personave qe kane dhuruar mbi 10 here gjak. Ky eshte edhe kushti qe dhuruesit e gjakut te jene te liruar prej pageses se pjesemarrjes (participimit) gjate shfrytezimit te te gjitha sherbimeve shendetesore te nivelit paresor dhe dytesor te kujdesit shendetesor, pervec pjesemarrjes tek stomatologu ame i nivelit paresor, barnave me recete dhe mjekimit jashta vendit.

Prej sot, te gjitha institucionet shendetesore do te mund t’a shohin ne Ditar nese personi i siguruar eshte dhurues i gjakut dhe nuk do te jete e nevojshme qe i siguruari t’a kete me vete si deshmi vendimin ne forme letre. Ky eshte proces dinamik dhe secili i siguruar qe evidentohet se ka dhuruar gjak me shume se 10 here, automatikisht do te futet ne Ditar. Deri ne kete moment gjithsej 30.000 te siguruar evidentohen si dhurues te gjakut.

Vertetimet elektronike te dhuruesve te gjakut mundesojne evidentimin dhe kontrollin e personave te siguruar qe e kane fituar te drejten e lirimit prej pageses se pjesemarrjes. Ky Ditar paraqet bazen e te dhenave qe jane te arritshme nga te gjithe punonjesit neper institucionet shendetesore qe kane marreveshje aktive me Fondin dhe qe kane qasje ne portalin e Fondit.

Realizimi i ketij projekti u zhvillua neper disa faza ne kohezgjatje prej gjashte muajsh. Ne fazen e pare ka qene i perfshire definimi i dinamikes se realizimit gjegjesisht, jane definuar kornizat kohore per aktivitetet pergaditore. Ne fazen e dyte jane perfshire masat operative dhe organizuese gjegjesisht, futja e te dhenave ne Ditar nga ana e qendrave te Institutit per mjekesi Transfuzive. Faza e trete ka perfshire regullimin e aspekteve ligjore per realizimin e projektit dhe testimin e Ditarit per vertetimet elektronike.

Thene shkurt, personi i autorizuar nga ana e Institutit te mjekesise Tranfuzive i cili paraprakisht eshte evidentuar ne sistemin e Fondit gjegjesisht, eshte i privilegjuar te kete qasje ne Ditar, i fut te dhenat e personit qe e fiton te drejten e lirimit prej pageses se pjesemarrjes. Te dhenat verifikohen me certifikat digjital nga kartela elektronike shendetesore e personit te autorizuar dhe prej atij momenti, ato te dhena behen te disponueshme ne kohe reale si ne profilin e personit te siguruar ashtu edhe ne profilin e mjekut ame.

Besojme se, me kete projekt bejme edhe nje hap para sa i perket thjeshtesimeve te procedurave per realizimin e te drejtave. Kjo do te thote saktesi e te dhenave gjegjesisht, minimizimi i mundesive per gabime dhe keqperdorime qe jane baze e analizave gjithperfshirese dhe kjo rezulton ne politiken e mire shendetesore.

 
пребарување