Македонски   English   Shqip  

 

 
Press konferenca dhe lajmerime

Procedurë e përshpejtuar e parandalimit (preventivës) Shkëmbimi elektronik i rezultateve laboratorike LU1

Qëllimi i parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulave, nefrologjike dhe sëmundjeve të diabetit nga ana e mjekëve amë është zvogëlimi i numrit të pacientëve që kanë prirje për t’u prekur nga këto sëmundje. Për ta stimuluar këtë aktivitet, Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë, mjekëve amë ju jep shtesë 20% të kapitacionit në çdo muaj.


Nga 16 Nëntori i vitit 2015 do të fillojë zbatimi i procedurës së lehtësuar për mjekët amë dhe për pacientët. Kjo procedurë ka të bëjë me ndërlidhshmërinë e laboratorive të nivelit parësor që kanë marrëveshje të firmosur me Fondin dhe ordinancat e mjekëve amë. Gjegjësisht, rezultatet e analizave të gjakut në mënyrë elektronike do të ngjiten në softverin që e përdorin të dy palët (laboratoritë dhe mjekët amë) dhe nuk do të ketë nevojë që pacienti të shkojë deri tek laboratoria për t’i marë rezultatet dhe më pas t’i dërgoje tek mjeku amë për t’u konsultuar. 


Në rezultatet laboratorike LU1 marrin pjesë këto analiza: niveli i glukozës në serum të gjakut, niveli i kreatininës në gjak, niveli i kolesterolit të përgjithshëm në gjak, vlerësimet e fituara nga shqyrtimi i OGTT (testi i tolerancës së glukozës orale), prania e proteinës në urinë. 
Nëse në sistem egzistojnë rezultate laboratorike jo më të vjetra se 90 ditë, në pajtueshmëri me regulloren për parandalim, do të merren parasysh po të njejtat rezultate, për ndryshe, pacienti do të udhëzohet për të bërë analiza të reja laboratorike. Kjo mënyrë e mbron edhe pacientin edhe sistemi shëndetësor.


Le t’a përshkruajmë këtë procedurë të re të punës: 
‘Pacijentit të thirur nga mjeku amë, për t’a realizuar programin për parandalim, fillimisht do t’i bëhet matja e tensionit të gjakut, matja e gjatësisë trupore, matja e peshës trupore, do t’i bëhet EKG, do t’i merren të dhëna anamnestike personale dhe familjare të ndërlidhura me sëmundjet (kardio, nefro dhe të diabetit). Në bazë të kësaj, mjeku amë do t’i jape udhëzim pacientit për t’i bërë analizat laboratorike LU1, ndërsa në softverin elektronik do ta evidentojë pacientin në fushën e parandalimit. 
Pasi të dalin rezultatet e analizave laboratorike, softveri elektronik do t’ju mundësojë laboratorive që rezultatet e pacientit në fjalë, t’i përshkruajnë po në atë softver. 
Softveri elektronik do t’a paralajmërojë mjekun amë se rezultatet e pacienit janë të gatshme për t’i shfrytëzuar, atëherë mjekut amë do t’i jepet e drejta për t’a mbaruar procedurën e filluar të parandalimit gjegjësisht, t’a vlerësoje ‘pikën e rezikut’. Nëse, ‘pika e rezikut’ e klasifikon të siguruarin në nivel të ulët reziku (sa u përket këtyre sëmundjeve), atëherë mbaron epizoda e parandalimit. Por nëse, ‘pika e rezikut’ e klasifikon të siguruarin në nivel të lartë reziku, me potencial për t’u prekur nga këto sëmundjet, atëherë mjeku amë detyrohet t’a konsultojë pacientin dhe t’i caktojë termin për kontroll në institucionet e kujdesit shëndetësor të nivelit dytësor, gjegjësisht institucionet specialistike - konsultative.’


Implementimi i këtij softveri elektronik nga ana e Fondit për sigurim shëndetësor, mundëson integrimin e mjekëve amë dhe laboratorive që kanë marrëveshje aktive me Fondin. Në mënyrë shumë efikase dhe për kohë të shkurtër do të realizohet parandalimi - skrining programi dhe mundësia për t’u parë nëse pacienti të ketë potencialitet pët t’u prekur nga sëmundja kardiovaskulare, nefrologjike ose sëmundja e diabetit.

 

 

 

 
пребарување